Aktori i humorit Rezart Veleshnja i ftuar dje në “E Diell” në Top Channel, ka folur ndër të tjera pikërisht për rolet që ai mendon se i ka më të mirë. Gjithashtu edhe për personazhin që gati i ka kushtuar karrierën në “Portokalli”.
Më të mirët sipas aktorit janë dy personazhe. “Drejtori i shkollës”, që është edhe i preferuari i shumë prej nesh. Po ashtu dhe roli i “tropojanit”, për të cilin Rezi jep një përshkrim të detajuar.
Ndërkohë për rolin më të dobët thotë se është “spiuni”. Ai tregon se ka qenë në fillimet e tij në program kur e ka bërë këtë personazh dhe ka qenë aq i dobët sa është fat që ka shpëtuar e nuk e kanë hequr nga “Portokalli”. Më pas me ironi ai thotë se e mbajtën për shkak të “miqësisë dhe dhënies së lekëve”.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post