Prej ditësh emri i kreydemokratit Lulzim Basha është përmendur në çështjen e ‘nxehtë’ të trafikimit të organeve në ‘Shtëpinë e Verdhë’. Madje ka qenë edhe përthyes i hetuesve ndërkombëtarë që kryen ekspertiza në Kukës dhe në Mat, për çështje, të cilat po përballen me akuza edhe ish krerët e UÇK-së
Pikërisht në lidhje me këto akuza që janë hedhur ndaj kryedemokratit Lulzim asha është pyetur avokat Spartak Ngjela, i cili shprehet se Basha nuk mban përgjegjësi ligjore për aq kohë sa ka qenë në rolin e përkthyesit.
-Kryeministri Rama ka atakuar së fundmi liderin e PD-së Lulzim Basha për “përgjegjësi morale”, sepse, sipas tij ka qenë përkthyes i hetuesve ndërkombëtarë që kryen ekspertiza në Kukës dhe në Mat, për çështje, të cilat po përballen me akuza edhe ish krerët e UÇK-së. Si e komenton këtë përplasje?
“Është tendencë politike pa vlerë. Po the përkthyes, do të thotë që nuk jep vullnetin e tij, po vullnetin e atyre që përkthen. Në rast se paska dyshime që nuk ka përkthyer mirë Lulzim Basha, ne nuk po shohim ndonjë provë. Si mund të flitet kështu? E kuptojnë këta njerëz që të nxjerrësh përgjegjësinë për përkthyesin, duhet të kesh tekstin që ka përkthyer?
Si mund të flasin këta lider të mëdhenj dhe të akuzojnë dikë që ka përkthyer shtrembër, pa pasur tekstin e përkthimit? Ku e ka zoti Rama tekstin e përkthimit që ta shikojmë se, Lulzim Basha ka përkthyer mirë apo jo? Por, edhe nëse ai nuk ka përkthyer mirë, pyetja tjetër është: përkthyesi Lulzim Basha e njeh mirë gjuhën e huaj që ka përkthyer, apo e di “shatra patra”? Edhe kjo është një arsye që nuk mund të fajësohet një përkthyes. Vetëm një mendje politike me hapësira të ngushta, akuzon një përkthyes që nuk ka përkthyer mirë, në një kohë që nuk dimë tekstin që ka përkthyer, ose fjalët, ose fjalimet që ka përkthyer.
Pastaj, e dini ju se, çfarë është një përkthyes? Ai është një rrogëtar, një njëri që ka shkuar për një rrogë se ka ditur gjuhë të huaj. Në qoftë se do të ketë akuzatorë për përkthimet e Lulzim Bashës si përkthyes duhet të jenë ata të cilëve ai iu kanë bërë përkthimin. Dhe këtu mbyllet gjithçka. Mendja ka një natyrë të veçantë. Jo çdo pasion mund të krijojë logjikë faktike.”, u shpreh Ngjela për ‘Fjala’
Diskutime rreth kësaj post