Ditën e sotme ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, raportoi në Parlament në interpelancën e thirrur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij Ministri iu përgjigj edhe pyetjes pse efektivat kanë qenë pa numra identifikues dhe pa emra në protestë.
“Nuk do ti merrni kurrë emrat e policëve që vepruan aty. Nuk keni tager për ta bërë këtë gjë. Mund ta bëjë vetëm prokuroria”, – tha Lleshaj.
“Nësë doni emrat, më keni mua për përgjegjesi politike, keni edhe drejtorin e policisë së Tiranës dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë”, – tha Lleshaj.
Ai tha se policia iu përgjigj kërkesës së Bashkisë së Tiranës, si ent pronar i teatrit, për lirimin e godinës nga uzurpimi.
“Sic e dini një grup personash pa asnjë autorizim, mbanin të uzurpuar godinën e Teatrit për 27 muaj. Policia ka zbatuar ligjin duke ndërhyrë me kërkesë të Bashkisë”, – tha Lleshaj.
Ai vuri në dukje se policia nuk i harton ligjet por ka detyrimin ti zbatoje ato.
Diskutime rreth kësaj post