Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është në një interpelancë rreth aksionit të 17 majit lidhur me Teatrit Kombëtar. Ministri iu përgjigj pyetjeve të deputetes së opozitës Fatjona Dhimitri teksa kjo e fundit, nga foltorja i ka treguar një nga një fotografitë e shkrepura më 17 maj dhe që dëshmojnë rastet e dhunës së policisë ndaj protestuesve.
“O Zoti ministër që u mërzitët për trishtimin tim, unë trishtohem kur barbari godet popullin e tij, unë trishtohem për paaftësinë tuaj. Dhuna të denigron. Vetëm për ju dhuna është ligj. Nuk është kjo dhunë? (tregon foton nga protesta).
Cili është agresioni i këtij individi? Po mbrohet me duar para fytyrës… Dhunës tuaj nuk i kanë shpëtuar as gratë.
Zoti Ministër, të drejtat e njeriut janë të ndërvarura, të pandashme, universale. Shteti që ju drejtoni është i dhunshëm”, – i tha Dhimitri Lleshajt.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post