Deputeti Lefter Maliq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa ka ngritur alarmin se demokracia dhe e ardhmja e vendit është në rrezik ka bërë thirrje për revolucion demokrati.
Sipas Maliqit qeveria e la në rrugë popullin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ndërsa tani me koronavirusin, sipas tij, qeveritarët po aktrojnë dhe ngjallin panik e terror tek shqiptarët.
“Aktrimi, mashtrimi i Rilindjes vazhdon i njejte si pas fatkeqesise se termetit te 26 Nentorit ku nuk u vu as drejtesia dhe as u realizua strehimi, njerzit jane akoma ne cadra, por dhe tani me virusin, aktrojne, mashtrojne, fusin ne panik e terror shqiptaret. Revolucioni demokratik domosdoshmeri per fatet e vendit.Demokracia dhe e ardhmja ne rrezik”, shkruan Maliqi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post