Gjuhëtari i njohur shqiptar, Profesor Doktor Remzi Pernaska, gjuhëtar shqiptar dhe francez, studiues dhe pedagog prej më shumë se 50 vjetësh ka ndërruar sot jetë. Ai ka kontribuuar aktivisht në studimin dhe mësimdhënien e gjuhës shqipe. Ka qenë njohës i disa gjuhëve të huaja, ka mbrojtur tri doktorata në gjuhësi, dy në Francë dhe një në Shqipëri.
Ka qenë anëtar i disa shoqatave gjuhësore të Francës dhe Parisit dhe pjesëtar komisionesh dhe redaksish botuese në Shqipëri. Profesor Përnaska ka qenë patriot në ndihmë të çështjes shqiptare në Paris.
Karriera:
Në vitin 1974 do ta gjejmë në Paris si lektor të gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve Lindore. Atje punoi deri në vitin 1982. Puna si lektor tashmë ndërlidhet me atë të udhëheqësit shkencor për disertantët e rinj, shqiptarë dhe të huaj. Ai ka udhëhequr punime vjetore, diploma dhe disertacione për shkallën e parë të kualifikimit pasuniversitar, sidomos në planin përqasës midis një gjuhe të huaj dhe asaj shqipe.
Prof. Përnaska ka qenë anëtar i Komisionit për mbrojtjen e disertacioneve për gjuhët e huaja në Universitetin e Tiranës. Qysh prej vitit 1988, me vendim të Këshillit të Ministrave, caktohet anëtar i “Komisionit të Lartë për marrjen e gradave dhe të titujve shkencorë” për gjuhët e huaja. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtar jurie për mbrojtje disertacionesh në Universitetin e Sorbonës, në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve Lindore në Paris, në universitetet e Puatjesë dhe të Monpeliesë.
Këtij personaliteti të shkencës shqiptare i është dhënë e drejta që të mund të marrë pjesë si anëtar jurie në mbrojtje doktoratash për gjuhësi në Francë. Nga viti 1991 deri në shtator 1997 ka punuar sërish si lektor i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve të Lindjes në Paris. Jo vetëm mësimdhënia, por edhe hartimi i materialeve të ndryshme didaktike për mësimin e shqipe janë pjesë e interesave dhe kontributit të shquar të prof. Përnaskës. Kjo gjen shprehje në doracakët e fjalorët në tekstet shkollore dhe universitare e pasuniversitare.
Botimet:
Ai hartoi një doracak me titullin “Parlons albanais”, që u botua më 1999 nga Shtëpia Botuese “Lë Harmattan”. Bashkautor Ch. Gut dhe A. Gut. Ka botuar gjithashtu punimin doktoratës së shtetit, dy doracakë “Glossaire et guide militaire de conversation francais – albanais”, E.I.R.E.L, Alb. 02, Strasbourg, 1997, 222 f. dhe “Elements de grammaire albanaise”, Complement au Glossaire Alb 02, E.I.R.E.L, Alb. 03, Strasbourg, 1997, 60 f. Punon prej shumë vitesh për hartimin e një fjalori shqip-frëngjisht të tipit të mesëm (mbi 60.000 fjalë) në Laboratorin FORELL të Universitetit të Puatjesë (shih “Les cahiers FORELL, textes, languages, informatique”, N° 7, Poitiers, 1996, faqet 199-216). Në të njëjtën kohë ai punon për pjesën shqipe në një fjalor shprehjesh që po hartohet nga Qendra e Kërkimeve dhe e Studimeve për Përhapjen e Frëngjishtes të Ecole Normale. Superieure à Fontenay/Saint-Cloud.
Për mësimin e gjuhës shqipe nga frankofonët, në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve të Lindjes në Paris ka përgatitur një gramatikë, një përmbledhje me tekste dhe elemente të nj’ metode. Në bashkëpunim me kolegët shqiptarë të këtij Instituti është përgatitur një antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia shqipe. Këto janë shumëfishuar me metoda reprografimi për nevojat e mësimdhënies, por ende nuk janë botuar nga ky Institut. Që nga viti shkollor 1997-1998 e deri sa doli në pension ka qenë “Professeur associe” në Ecole pratique des hautes études të Sorbonës ku ka drejtuar edhe Seminarin për tekstet e vjetra në gjuhën shqipe. Ai njihet si ndër autorët e parë të teksteve shkollore për arsimin e lartë dhe të mesëm (shkolla pedagogjike). Në bashkëpunim me Lumnie Boriçin, ka përgatitur emisionet për mësimin e gjuhës shqipe për të huajt në Radio-Tirana.
Ka marrë pjesë në tubime shkencore e komisione për informatizimin e të dhënave gjuhësore shqipe si në Gjermani dhe në European Commission, Directorate-General, Joint Research Centre në Itali. Bashkëpunoi me pedagogen e informatikës të Universitetit të Sorbonës Odil Piton për informatizimin e të dhënave gjuhësore të shqipes. Kauzës së njohjes dhe studimit të shqipes i shërben edhe puna prej përkthyesi të spikatur që ka bërë dhe vazhdon të bëjë profesor Përnaska. Kështu, ai kam përkthyer nga frëngjishtja këta libra: Luan Starova, Faik Konitza et Guillaume Apollinaire – une amitie europienne, L’Esprit des Peninsules, Paris, 1998, 239 f.; Christian Gut, Pasco Vassa (1825 – 1892), Prishtin’, 2008, 760 f.; Gabriel-Xavier Culioli, La terre des seigneurs, Un sicle de la vie d’une famille corse, Lieu commun, Paris, 1986, 181 f.
Diskutime rreth kësaj post