Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama kur ishte në opozitë dhe i kërkonte llogari qeverisë së asaj.
Vasili shkruan se “kush e beson më këtë palaço që sot as 6 muaj para zgjedhjeve ky Rama lëshon shashka mashtruese me gjasme rritje rrogash që nuk i beri per 8 vjet rresht.
Postimi i plotë:
“Kur palaçua tallet me veten! Sot as 6 muaj para zgjedhjeve ky Rama leshon shashka mashtruese me gjasme rritje rrogash, gjasme nafte pa akcize fermereve etj etj mashtrime, qe nuk i beri per 8 vjet rresht.
Shikoni çfare thoshte po ky syfet, kur ishte vete ne opozite ne 2013, per qeverine e asaj kohe. Kush e beson më kete palaço s’ka asnje respekt per veten”, ka shkruar Vasili.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post