Humbja e një njeriu të shtrenjtë lë dhimbje të mëdhe pas, e kur ai njeri është nëna duket sikur dhimbja nuk shuhet kurrë! Vendin e saj nuk e zëvendëson dot askush e Ardit Gjebrea ka emocionuar me postimin e fundit në Instagram, tek shprehet që shtëpia e tij nuk është më njësoj pas ikjes së nënës.
Më katër gusht të vitit të shkuar, artisti shumë i dashur i publikut shqiptar, humbi nënën e tij të dashur e përmes një fotografie dhe fjalëve më të ndjera ai e kujton kështu:
“Sa shpejt iku 1 vit mam, sa gjëra kanë ndodhur e po ndodhin mam, a qesh ti me to? A mërzitesh ti? A nuk më tregon pak se çfarë bëhet aty ku jeton ti? A takohen me njëri-tjetrin ata që nuk janë më dhe a qeshin me të kotat e zënkave, apo janë penduar për mëkatet që kanë lënë mbi tokë dhe do donin t’i ç’bënin? Kur ike ti, mua m’u shemb bota, shtëpia nuk është njësoj. Nuk ka ditë që kur dal nga shtëpia kthej kokën aty, tek korridori ku ti më thua: mirupafshim dhe më puth me dorë dhe çdo ditë unë aty të kam, duke ma bekuar ditën. Je aty mam, je kudo, çdo ditë… dhe prapë më mungon, sa shumë më mungon”.
Ditën kur e ëma ndërroi jetë Arditi u shpreh në Instagram se nuk do të mësohet kurrë me ikjen e saj.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post