Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se javën e ardhshme do të vijë akoma më shumë lehtësimi i masave të marra në kuadër të situatës ndaj Covid-19.
Në një komikim nëpërmjet një video-live në profilin e tij në Facebook, Rama tha se vendimi për hapjen e shkollave do të merret me 4 maj.
“Hapja dhe imponimi i rregullave duhet të vazhdojë, ndryshe gjithçka që kemi bërë për të arritur deri këtu na shko kot. E di që ju jeni mërzitur dhe se kjo është një dhimbje koke e madhe.
Javën e ardhshme do rrisim orarin për daljen në pazare dhe hapjen e taksive. do të lirohet edhe lëvizja me mjete private dhe nuk do të ndalemi tek ata që kanë nevojë të shkojnë me makinë në punë.
Ndërsa për shkollat do merret vendimi më 4 maj, se ç’do të ndodhë. Shikoni Suedinë, vetëm Danimarka ka marrë përsipër të hapë shkollat dhe nën masa të rrepta,”– tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post