Kryeministri Rama paralajmëron ndryshime të mëdha javën e ardhshme. Ai tha se do të zgjatet orari dhe do të hapen rrugët brenda qyteteve.
Shkrimi i Ramës:
“Armiku i padukshëm nuk ikën, duhet të bashkjetojmë, hapja duhet të jetë graduale dhe duhet të zbatohen rregullat.
Javën e ardhshme ne do ta rrisim orarin, do të hapim dhe rrugët brenda qyteteve. Javën e ardhshme do hapim edhe më tepër lëvizjen e makinave ndër qytetase, duke mos qëndruar vetëm tek lëvizja e mjeteve, me ata që shkojnë në punë.
Po ashtu do të hapim dhe bllokun e tretë të bizneseve”, tha kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post