Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje nga markata e peshkut e Shëngjinit, e cila falë ndërhyrjes së qeverisë është transformuar.
Rama premton se së shpejti do të shohim të transformuar edhe markatën e Vlorës, Durrësit e Sarandës.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me transformimin e markatës së peshkut në Shëngjin, dikur një depo e rrënuar tani një investim i qeverisë shqiptare, i cili nuk është i vetmi pasi shpejt do të shohim markatën e Vlorës, Durrësit e Sarandës, në dispozicion të peshkatarëve dhe tregtarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post