Deputeti i PS-së Ervin Bushati deklaroi në emisionin “Repolitix” se Rama do të jetë kryeministër edhe pas zgjedhjeve të 2021.
Bushati deklaroi se PS nuk do të ketë nevojë për koalicione, pasi do të fitojë 74 mandate.
“Ne kemi filluar një organizim total besimplotë që do të që do marrim zgjedhjet e 2021. Në konceptin e asaj që nuk ka rëndësi se kush do të jetë ministër, sepse në qoftë se nesër do duhet dikush të jetë në fushë, të jetë në një zonë të caktuar, të jetë në një institucion të caktuar.
Askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe varet se ku kërkohet dhe kjo ka të bëjë me të gjithë ekipin tonë. Ne dimë që do të fitojmë në 2021, do marrim mazhorancën. Në demokraci qeverinë e vendos ai që ka më shumë numra. Numrat do ti ketë kryeministri Rama dhe ai vendos. Përsa i përket koalicioneve, ne do marrim votat. Kryeministri Rama do jetë kryeministër në 2021″, – tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post