• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kreshnik Spahiu liston arsyet pse PD ka frikë të ndryshojë sistemin dhe paralajmëron: Ky do jetë fundi i Bashës

11 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E djeshmja ishte një ditë e mbushur me surpriza dhe debate, pasi kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp pohoi se Partia Socialiste do të pranojë propozimin e opozitës parlamentare për të ndryshuar sistemin zgjedhor në lista të hapura.

Kjo deklaratë bëri që kryedemokrati Lulzim Basha të reagonte fort dhe t’i tregonte vijën e kuqe kryesocialistit Rama. Ndërkohë që pjesë e këtij debati është bërë edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa me ironi i ka bërë thirrje Bashës të mos pranojë hapjen e listave sepse edhe Jozefina Topalli dhe Dashamir Shehi marrin më shumë vota se ai.

Shkrimi i plotë:

“Lulzim, mos i hap listat, sepse Jozefina apo Dash Shehi votohen nga populli më shumë se ty. Me pak fjalë Partia Demokratike dëshiron të hyjë 100% me kushtet e zgjedhjeve të 2013, 2017 dhe 2019. Me të drejtë lind pyetja pse bojkotoi zgjedhjet në 2019. Përgjigje mos prisni kurrë se ajo nuk është Parti Demokratike. Thjesht ka vjedhur një emër dhe e mban peng 30 vjet.

A e dini që Partia Demokratike nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje me këtë model elektoral? A e dini që Partia Demokratike fitoret historike i ka pas me modelin tjetër mazhoritar të deputetëve në zona dhe ku populli votonte drejtpërdrejt deputetët dhe jo listat e kryetarit. A e dini sa vota ka marrë Partia Demokratike me sistemin e hapur dhe sa me të mbyllur? 1.200.000 vota me sistemin e hapur 450.000 vota me sistemin e mbyllur. Çdo lexues do pyesë: Pse atëherë PD ka frikë ta ndryshojë sistemin?

Sepse Partia Demokratike nuk është ajo e 30 apo 15 viteve më parë, ku aderonin familjet dhe intelektualët shqiptarë. Tashmë PD është biznes i dy familjeve dhe që i rrinë tek dera, qindra ish të punësuar që ëndërrojnë të rikthehen në postet që kanë pasur në dogana, polici, tatime, bashki, ministrira etj; sepse ndryshimi i sistemit nxjerr në pah dobësitë dhe mangësitë e figurave që kanë larguar”, deklaroi ai.

Më tej, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu thekson se nëse Basha pranon ndryshimin e sistemit Jozefina Topalli do të marrë më shumë vota dhe për rrjedhore atij do t’i marrin edhe PD-në.

“Sepse ndryshimi sistemit rrezikon që Luli Bashës t’ia marrin kreun e partisë; sepse me lista të hapura deputet votohet kë do populli dhe jo kë do Luli; sepse me lista të hapura nuk u merr dot nga 1 milion euro kandidatëve për deputet që ti vendos në krye të listave; sepse me lista të hapura populli voton më shumë Jozefina Topallin se Lulzim Bashën, më shumë Dash Shehun sesa Klevis Balliun, më shumë Grida Dumën sesa Gaz Bardhin dhe kështu bie hierarkia e partisë”, shkruan ndër të tjera ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Paraardhëse

Lajm i mirë! Ulje drastike e të prekurve me Covid-19 në Krujë, ja si paraqitet situata ditën e sotme

Pasardhëse

Majko blen shtëpi 232 mijë euro, Margariti makinë me vlerë 8 mijë euro, ja fitimet e Etilda Gjonajt nga dietat jashtë vendit

Pasardhëse

Majko blen shtëpi 232 mijë euro, Margariti makinë me vlerë 8 mijë euro, ja fitimet e Etilda Gjonajt nga dietat jashtë vendit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.