Një rast pozitiv me Covid-19 ka rezultuar në Krujë në 24 orët e fundit. Nga 30 tamponët e bërë ditën e djeshme një ka dalë pozitiv, ndërsa janë në pritje të përgjigjeve për 7 tamponë të tjerë.
Personi i infektuar që doli pozitiv është rast kontakti.
Shifrat e të prekurve me Covid janë rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit, ku ditën e djeshme u shënuan 90 raste të reja dhe 2 viktima.
Diskutime rreth kësaj post