LDKP ka zbardhur pasuritë ministrave të shtetit, por tre emra janë ata që kanë spikatur në shumat dhe shpenzimet marramendëse që kanë bërë gjatë vitit 2019.
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është një ndër emrat e spikatur, pasi ka bërë një shtëpi prej 232 mije eurosh.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj janë dy emra të tjerë që bien në sy për shumën e lartë të parave që kanë korrur gjatë vitit 2019.
Pasuria e Majkos
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko përpos 232 mijë eurove që ka blerë një apartament, ka shitur një tjetër 20.000 Euro. Po ashtu ka deklaruar një pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë. Nga paga si ministër për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Sakaq Majkos i rezultojnë të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019, e cila është 16.320 Euro. Përpos shpenzimeve të tjera tepër të larta, ministri i Diasporës ka marrë një kredi prej 5 milionë lekësh, nga e cila ka shlyer 284.524 Lekë dhe ka pa shlyer 2.003.615 Lekë.
Në bazë të “Kontratë shitje pasurie të paluajtshme” me Kusht Kreditimi, çmimi i shitjes 220.000 Euro. Shitje apartamenti, 20.000 Euro. Blerje apartamenti, 232.100 Euro. Pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë. Paga si ministër, për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019 është 16.320 Euro. Kredi 5 milionë lekë, shuma e shlyer është 284.524 Lekë, shuma e mbetur është 2.003.615 Lekë. Ka paguar këstin e fundit të banesës në zbatim të kontratës së sipërmarrjes, të deklaruar më parë, shuma e shlyer është 21.630.00 Euro, shuma e mbetur është 10.000 Euro”, ka deklaruar Majko pranë ILDKP.
Sakaq bashkëshortja e Majkos ka deklaruar 19.328 Euro në një llogari rrjedhëse. Ndërsa djali i tij ka deklaruar vetëm një kontratë individuale për një periudhë katër mujore me Kombet e Bashkuara, shuma e të ardhurave 10.28- USD.
Pasuria e Gjonajt
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka qenë në qendër të opinionin publik pak kohë më parë për dietat e shtrenjta jashtë vendit dhe për një faturë prej 800 eurosh nata në një hotel. Shifrat e larta të shpenzimeve të ministres Gjonaj vihen re edhe tek deklarimi i saj i pasurisë pranë ILDKP. Në deklarimin e saj të pasurisë, Gjonaj ka bërë të ditur se ka fituar 7 000 Lekë nga dietat brenda vendit dhe 2 360 Euro nga dietat jashtë vendit. Në një llogari rrjedhëse ka shtuar 306.976.35 Lekë. Sakaq të ardhurat nga paga si ministre, ka deklaruar 1.570.352 Lekë. “Llogari rrjedhëse, shtuar 306.976.35 Lekë. Llogari rrjedhëse, pakësuar 16.5 Lekë. Llogari rrjedhëse, pakësuar 2.384.88 Lekë. Të ardhura nga paga si ministre, 1.570.352 Lekë. Të ardhura nga pjesëmarrja në mbledhje të Këshillit Kombëtar të Territorit, 61.600 Lekë. Të ardhura nga paga si anëtar të Këshillit Drejtues, 25.500 Lekë. Të ardhura nga dieta brenda vendit, 7.000 Lekë. Të ardhura nga dieta jashtë vendit, 2.360 Euro”, ka deklaruar ministrja Etilda Gjonaj pranë ILDKP. Sakaq bashkëshorti i saj, Irvelin Gjonaj ka deklaruar 838.364 Lekë të ardhura nga paga si Inspektor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sakaq ka deklaruar edhe të ardhura nga dëmshpërblimi i ekzekutimit të vendimit të gjykatës, prej 1.428.229 Lekësh.
Pasuria e Margaritit
Edhe ministrja e Kulturës ka deklaruar shpenzime të shumta sikurse janë dy makina të blera gjatë vitit 2019. Një automjet të tipit Volvo prej 8 mijë eurosh dhe një tjetër të tipit Audi prej 4 mijë e 500 eurosh. Po ashtu ajo ka deklaruar një apartament në bregdetin e Durrësit prej 110 mijë eurosh. 1.499.623 Lekë i rezultojnë nga paga si ministre. Sakaq të ardhura nga dieta ka 189.778 Lekë.
Diskutime rreth kësaj post