Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha prerë se kishte zero shans të bashkëqeveriste me Edi Ramën pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“Është zero e mundur sepse Edi Ramën më 25 prill drejtësia dhe jo koalicioni me Partinë Demokratike. Shifrat e nxjerrin opozitën fituese dyshifrore ndaj Partisë Socialiste. Kjo është e vërtetë dhe mjafton të shihni shifrat e vitit 2017. Me gjithë manipulimin dhe vjedhjen që konstatoi Bildi ai mezi arriti të merrte 48% të votave.
Mos të kishin qenë punët kështu. PD dhe aleatët do t’i fitojnë zgjedhje bindshëm. Zero shans aleancë me Edi Ramën. Në gjendjen ku është vendi dhe me të gjitha matjet e opinionit publik nuk ka asnjë shans që Edi Rama të mos pësojë një disfatë të thellë. Sfida jonë është që plagët e tërmetit dhe pandemisë t’i mbyllim në sa më pak kohë”, – u shpreh Basha për abc news.
Diskutime rreth kësaj post