Partitë e reja opozitare të cilat kanë rrjedhur nga e djathta, kryedemokrati Lulzim Basha i quajti të fabrikuara nga Edi Rama, ndërsa shtoi se tashmë kësaj liste do t’i shtohet edhe një tjetër parti nga Erion Veliaj.
“Që ta na hapet dera e Europës duhet një qeveri që të vërë të parin interesin e qytetarëve. Edi Rama është më i vetmuar se kurrë. Do të keni mundësinë të flisni për çështjen e organizimit. Opozita nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe e bashkuar në 30 vite. Erion Veliaj do shpallë partinë e 5 së shpejti.
Nuk ka parti opozitare, ka parti të krijuara nga Edi Rama. PD ka qenë e hapur për secilin prej atyre që duan të kontribuojnë për largimin e Edi Ramës. Sot opozita është më e madhe dhe më e bashkuar në 30 vite”, deklaroi Basha.
Diskutime rreth kësaj post