Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka cilësuar dënimet me burg që parashikohen në ndryshimet e Kodit Penal si armë për të luftuar COVID-19.
Sipas dëmit edhe masa, thotë Manastirliu për ata që shkelin rregullat e karantinimit apo shkaktojnë vdekjen nëpërmjet përhapjes së COVID-19.
”Sfidat pas javës së 6-të është faza e dytë e hapjes së kujdesshme që varen nga kurba dhe kapacitetet tona.
Për strategjinë e rihapjes do të shohim aktet normative, ndryshimet në kodin penal, ligjet që lidhen me situatën që na lidhin jo vetëm me vendet e tjera por që për të kaluar fazën e tranzicionit duhet të kemi gjithë armët për ta luftuar.
Sipas dëmit duhet të jetë edhe masa. Prandaj propozojmë ndryshimet dhe që liria e jetës të mos cënohet.” – Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post