Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Ralf Gjoni ka kërkuar nga shumica e deputetëve dhe Ruçi të tërheqin nga kjo seancë amendimet në Kodin Penal, për thyerësit e karantinës.
Sipas tij, është keqpërdorur një zonjë e nderuar, nga më të urtat dhe më korrektja, për të bërë vjedhurazi amendimet që i trajtojnë shqiptarët si kriminelë.
Debati në Kuvend:
Gjoni: Amendamenti i zonjës Bode nuk ka asnjë lidhje me propozimet e deputeteve Gjermeni dhe Bushka në janar, që lidhen me dhunën në familje, unë i mbështes, por futja vjedhurazi në mënyrë tinzare e dashakeqe, duke keqpërdorur një deputete të nderuar, mjeke, që është nga më të urtat, më korrekte dhe më me integritet, keqpërdorimi i një zonje të nderuar, për të ndryshuar kodin penal për ti trajtuar shqiptarët si kriminelë pa konsultim publik, është i papranueshëm” – tha ai.
Ruçi: Nuk po flet për procedurë, mbylle tashti hajde
Gjoni: Amendamenti i zonjës Bode, për të amenduar Kodin Penal në kundërhstim me rregulloren e Kuvendit, është i papranueshëm, e prezantuat vjedhurazi. I bëj kërkesë shumicës të tregojë dinjitet dhe ta tërheqë këtë amendament, që të mos trajtohet në këtë seancë.
Ruci: Me neveri them që gabuat rëndë kur iu adresuar s’ja që vlen të respektohet dhe aq më pak s’ka vend të anatemohet
Diskutime rreth kësaj post