Deputetja Rudina Hajdari ka ndarë mëngjesin e sotëm një foto në rrjetet sociale ku shfaqet sëbashku me vajzën e saj Sihanën. Hajdari uron të gjithë nxënësit që fillojnë sot shkollën, e sidomos ata që do të ulen për herë të parë në këto banka.
Gjithashtu Hajdari iu bën thirrje mësuesve që të mos i edukojnë fëmijët vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambientin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë.
Postimi i plotë:
“Urime nga zemra gjithë fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë.
Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë.
Malala Yousafzai, aktiviste e famshme e të drejtave të njeriut, ka thënë me të drejtë se “Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën”
Të dashur mësues, ju mund ta ndryshoni Shqipërinë, nëse përditë i edukoni fëmijët jo vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambjentin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë.
Misioni juaj është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit.
Suksese të gjithëve dhe qoftë një vit sa më i mbarë”, shkruan Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post