Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në kuadër të situatës së pandemisë së koronavirusit, qeveria ka menduar që të hap një kanal të dedikuar televiziv, RTSH Shkolla’.
Rama shprehet se ky kanal do t’iu vijë në ndihmë nxënësve në këtë fazë të vështirë në kushte e mbrojtjes së shëndetit nga COVID-19.
“Kryeministria – “RTSH Shkolla” një mundësi e re për nxënësit tanë
Një kanal televiziv që i shërben ekskluzivisht arsimit, si një mundësi reale mësimi me mësuesit më të mirë shqiptarë, për të gjithë nxënësit, e sidomos për këtë fazë të vështirë ku mësimi duhet të zhvillohet në kushtet e mbrojtjes së shëndetit nga virusi Covid-19”, – njofton kryeministri Rama.
Teksa foli me disa prej mësuesve të cilët dhanë mësim online, kreu i qeverisë shpjegoi pasojat nëse shkollat do të vazhdonin të qëndronin mbyllur.
“Më vjen mirë që sot e kemi përmbyllur këtë përpjekje të madhe të përbashkët, por tuajën në radhë të parë dhe jemi në gjendje që të ofrojmë një rrugë alternative mësimi, por sidomos në kushtet e sotme kur arsimi është i sfiduar nga domosdoshmëria për të mbrojtur shëndetin. E dimë mirë që me hapjen e shkollave rritet në mënyrë të konsiderueshme mundësia e transmetimit dhe është një sfidë më vete. Por duke vlerësuar këtë vendim dhe duke parë edhe cfarë kanë bërë të tjerët opsioni i mbylljes së shkollave ishte opsion më i keq dhe patjetër që do të shkaktonte një kosto tjetër sidomos psikologjike për fëmijët me pasoja që ne nuk i llogarisim dot”, – u shpreh kryeministri.
Ndër të tjera Rama tha se transmetimi i mësimit në television është një mundësi reale.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post