Pak ditë më parë deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari, njoftoi krijimin e partisë së saj më të re me nismën “Thurja”. Por, duket sikur jeta politike nuk ka filluar akoma si duhet.
Njerëzit janë akoma nën efektin e pushimeve të gjata, politika gjithashtu. Por kjo nuk do të thotë që takimet informale kanë munguar.
Një nga këto është fiksuar nga aparati i paparazzit tonë. Pak ditë më parë, në një nga baret e kryeqytetit, janë takuar këshilltarja e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, me deputetët e djathtë, Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti.
Siç dihet, të dy deputetët janë shprehur kundër politikës së ndjekur në PD nga kryetari i saj, Lulzim Basha.
Mirëpo, takimi me njeriun e Berishës shton dyshimet se cilin mbështet ishlideri historik i Partisë Demokratike këto kohë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post