Ashtu si të gjithë ne, edhe Morena Taraku është duke i kaluar ditët e karantinës në shtëpinë e saj.
Vazhdimisht në llogarinë e saj në Instagram ajo ndan momente nga përditshmëria dhe duket se këngëtarja së fundmi është fiksuar pas aplikacionit të ri TikTok.
Aty ajo publikon video të shumta, por vëmendjen e ka tërhequr njëra prej tyre.
Teksa po imiton një pjesë nga filmi më i komentuar i momentit “Mrekullia më qelinë Nr. 7”, këngëtarja shfaqet pa pikë grimi në fytyrë.
Ndonëse e kemi parë gjithmonë të kuruar në detaje, këtë herë Morena ka zgjedhur të shfaqet pa make up dhe sërish duket mjaft mirë.
Kujtojmë që Morena festoi ditëlindjen e saj dhe ndonëse në izolim, për të nuk mungoi një festë speciale.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post