Ndërkohë që koronavirusi është shndërruar në çështjen kryesore të të gjitha shteteve, gazetari Mentor Kikia vë në dukje një problem tjetër.
Sipas Kikisë, as natyra nuk po na lë rehat, moti do të jetë armiku më i madh i njeriut pasi të ketë ikur korona.
Statusi i Mentor Kikias:
“Kur të vijnë, hapu derën….
Duket se ky vit e ka ndarë mendjen ti shkojë deri në fund. Kriza e virusit po shkakton një efekt domino krizash, dhe ekonomia do të pësojë goditje të mëdha. Si të mos mjaftonin pamundësitë për të punuar, prodhuar dhe shitur, edhe natyra ka vendosur të mos lërë gjë pa bërë. Pikërisht në mes të prillit, kur të gjitha pemët frutore kanë çelur e kanë lulëzuar, duke lidhur frutat e reja, lëshohet një borë dhe i ftohtë, duke shkatërruar çdo gjë.
Ky lloj moti, me pranverë në shkurt dhe dimër në prill, do të jetë armiku me i madh i njeriut, edhe pasi corona të ketë ikur.”, shkruan Kikia.
Diskutime rreth kësaj post