Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar metodologjinë e re të procesit të zgjerimit që do të jetë kryesisht e aplikueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij javët në vijim do të jenë kritike për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.
Ai bën thirrje urgjente për shtim të forcave të përpjekjeve të gjithë aktorëve politikë e shoqëror.
Bushati shkruan:
“Komisioni Europian prezantoi metodologjinë e re të procesit të zgjerimit që do të jetë kryesisht e aplikueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy vjet pas miratimit të Strategjisë së Zgjerimit të vitit 2018, le të shpresojmë që metodologjia e rishikuar do ta bëjë procesin e pranimit në Bashkimin Europian më efektiv, më të parashikueshëm, më të besueshëm dhe më të prekshëm për qytetarët duke frymëzuar ndryshimet e duhura shoqërore. Javët në vijim do të jenë kritike për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Ndaj, na duhet të shtojmë forcat e përpjekjet mes nesh, të gjithë aktorëve politikë e shoqëror, për të jetësuar këtë objektiv kombëtar. Dekada e katërt e tranzicionit, që shkoi përtej çdo parashikimi, duhet të përmbyllet me Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në familjen europiane.”
Diskutime rreth kësaj post