Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Fax News komentoi situatën politike në vend dhe ndër të tjera u ndal edhe në ndikimin që pritet të ketë ambasadorja e re e SHBA-së, Yuri Kim, në politikën shqiptare.
Sipas Ngjelës Amerikanët do të flasin shumë shpejt, madje do të rrëzojnë edhe paketën ‘anti-kççk’ të Ramës.
Pjesë nga biseda në studio:
Çfarë prisni nga ambasadorja e re e SHBA, Yuri Kim?
Ngjela: Nuk mund ta luftojmë krimin pa ndihmën e tyre. Ambasadori Lu është betuar dy herë që do të politika amerikane do të vendosi drejtësi. Nëse nuk bën vettingun, kontrollin e politikanëve me procedurë ligjore, kot është kjo që ka ngritur Rama. Amerikanët nuk janë shprehur se nuk e kanë kuptuar, por kur ta kuptojnë do të flasin.
Yuri Kim ishte e pranishme në një aktivitet të MB, dhe duket sikur ka pranuar gjithçka që po ndodh?
Ngjela: Ajo ka folur për BKH jo për ligjin aktual. Ka lënë jashtë kontrollin e krimit shtetëror, fakti që e ka lënë jashtë e bën SPAK-un e sfumuar.
Nuk do të shohim në vijim hetim ndaj politikanëve, gjyqtarëve dhe Prokurorëve nga SPAK?
Ngjela: Ky vend do të marrë fund nëse ndodh kjo. Krimi i organizuar nuk ndahet nga korrupsioni, këta e ndanë.
Çfarë mekanizmash do të përdorin SHBA dhe si?
Ngjela: Siç morën Sali Berishën nga çadra dhe e futën në parlament, kur ushtrojnë forcë politike këta nuk e përballojnë sepse ajo ka dokumenta.
Duke marrë parasysh situatën politike dhe qëndrimet e palëve, përveç ndërhyrjeve në drejtësi mund të ketë ndërhyrje edhe në politikë?
Ngjela: Ndërhyrje në politikë do të ketë sepse kanë pranuar të bëjë reformën në drejtësi. Korrupsioni shqiptar është lidhur me kundërshtarët e Amerikës, se këta janë lidhur me Moskën, Ankaranë, Beogradin. Ata po presin implementimin e reformës në drejtësi. KÇK e kishte për gjyqtarët, pse s’janë gjyqtarët? Pse ky kryeministër gënjen popullin e vet? Nuk mund të jesh kryeministër dhe të ndërtosh vila. Janë injorantë, i bënë, duhet t’ju merren. Kryeministrit shqiptar i lejohen dhuratë 200 euro në vit. Po bëjnë një sfumaturë, ka devijim politik për të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria shkatërrohet nëse katërshja e madhe politike nuk largohet nga skena bashkë me ato që u vijnë pas.
Diskutime rreth kësaj post