• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Ja si Edi Rama është bërë dorëzanë për 26 milionë euro kredi të Samir Manes te BERZH për të ndërtuar këtë hotel

13 September, 2024
në Kryesore
0
220
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tashmë nuk përbën më asnjë çudi që klasa e vjetër politike e tranzicionit favorizon oligarkët. “Ujqërit” e veshur me pushtet që kanë vite që mbretërojnë, i kanë ushqyer dhe elefantizuar në kurriz të taksapaguesve shqiptarë dhe pasurive të Shqipërisë në tokë e nëntokë. Sa prona i kanë rënë “në prehër” këtyre oligarkëve duke llogaritur vetëm ato të denoncuara në media, apo duke parë dhjetëra VKM- të e ligjet e pushtetit Berisha, apo dhe të 11 viteve të qeverisë “Rama” që kanë bërë që atyre t’i plotësohet çdo dëshirë, duke vendosur pasuri marramendëse.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Samir Manen, i cili falë lidhjeve të shumëfishta me Edi Ramën kontrollon gjithçka që prodhon para në Shqipëri. Ai është klienti më i madh i kryeministrit Rama. Gazeta “SOT” do të tregojë me detaje se pse Samir Mane është i përkëdheluri i qeverisë socialiste. Ekonomia jonë është e fundit në rajon, me borxhin më të lartë publik, me papunësi dhe varfëri të shtuar, por kjo nuk e ndal Edi Ramën që të vendosë në shërbim të oligarkut Samir Mane që ka privatizuar kufij, bregdete, porte e miniera, e çdo pasuri kombëtare edhe para nga bankat evropiane për të zgjeruar aktivitetin e tij.

Si po favorizohet Samir Mane?

Gazeta “SOT” raportoi pak ditë më parë se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dha 26 milionë euro kredi klienteliste për Samir Manen për ndërtimin e hotelit në fshatin e tij turistik, ku garant për oligarkun me faktet që do të rendisim del se është vetë Edi Rama dhe qeveria e tij. Shqipëria është partnere në këtë strukture dhe ka rol ekzekutiv pranë kësaj banke. Kryeministri ka nënshkruar një marrëveshje me këtë bankë disa vite më parë me skemën që u ndoq për Samir Manen, ku Banka Europiane vendos garanci në bankat e nivelit të dytë si formë lehtësie financimi për mbështetjen e agrobiznesit.

“Përmes skemës së re që kemi përpunuar, qeveria do të vendosë Fondin e Garancisë dhe bankat, me të cilat kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë për këtë projekt, do të sigurojnë kreditimin me riskun e marrë përsipër nga fondet e garancisë dhe me interesa deri në zero”, tha Rama në atë kohë. Nga ana tjetër Rama tha se Fondi Kombëtar i Garancisë në Bujqësi, të cilin e mbështeti BERZH-i me 100 milionë euro, financoi fermerët, ku si përqindje e investimit në këtë sektor ishte 50% me 50%, ku 50% të investimeve e bën qeveria dhe 50% bankat. Por ndërsa në rastin e bujqësisë, skema nuk rezultoi në nxitjen e kredisë, më vonë instrumenti i marrëveshjeve për ndarjen e riskut u shtri edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, përfshirë energjitë e rinovueshme dhe turizmin.

Në këtë rast BERZH do të shlyejë gjysmën e shumës për bankën e nivelit të dytë në Shqipëri në rast se investimi i hotelit në Palasë dështon dhe kredia nuk kthehet nga Samir Mane. Për oligarkun këtë herë kjo skemë kredie funksionoi shumë mirë, ndërsa për fermerët jo dhe për këtë sërish është kujdesur vetë shteti. Ekspertët e bujqësisë kanë dhënë alarmin se ka shumë burokraci dhe nuk ka informim të duhur nga shteti, njësoj siç ndodhi me fondet e AZHBR, të cilat u grabitën nga qeveria “Rama” dhe shkuan si investim për vilat e qytetarëve. Për Manen, i cili është dhe një person nën hetim nga SPAK,pasi akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave për Arben Ahmetajn dhe Ilir Metën, bankat janë treguar shumë bujare, pasi në këtë rast ka dalë vetë Edi Rama garant.

Ja ndihmat e tjera të Ramës

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama ka favorizuar oligarkun Samir Mane, kur bëhet fjalë për kreditë në banka. Ky i fundit ishte një nga përfituesit më të mëdhenj të kredive të subvencionuara nga Rama për përballimin e pandemisë së COVID-19, duke thithur gati gjysmën e fondit të miratuar nga bankat. Për kompaninë Albchrome, që ishte në pronësi të Manes në atë periudhë u miratuan dy linja kredie me vlerë totale prej 410 milionë lekësh, nga të cilat u tërhoqën 62.2 milionë lekë. Albchrome nuk ishte kompania e vetme e oligarkut që përfitoi kredi të subvencionuar nga buxheti i shtetit gjatë krizës së COVID-19. Pjesë e programit të garancisë sovrane u bënë edhe kompanitë Neptun, Fashion Group Albania dhe Kid Zone, të treja në pronësinë e grupit Balfin, duke e renditur Manen si përfituesin e dytë më të madh nga skema e garancisë sovrane me 482.5 milionë lekë të miratuara dhe 83.4 milionë lekë të disbursuara gjithsej në atë kohë.

Paraardhëse

Mazhoranca nuk e miraton, mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, Spiropali: Do t’i drejtohemi “Venecias”

Pasardhëse

Zbardhet raporti alarmant, si u zhdukën pa gjurmë 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme në Shqipëri

Pasardhëse

Zbardhet raporti alarmant, si u zhdukën pa gjurmë 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Dua Lipa drejt altarit! Këngëtarja më në fund e konfirmoi: Jam e fejuar

Nga lajme2
13 June, 2025
0

Dua Lipa dhe Callum Turner po shkojnë drejt altarit! Ylli i muzikës botërore, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa,...

Murtaja e bagëtive/ Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës

13 June, 2025

Mira Murati i jep fund beqarisë! Dasmë sekrete në Toskanë por me motive tradicionale shqiptare

12 June, 2025

“Mos gabo me gruan”, Shpat Kasapi me një mesazh të fortë pas ndarjes

12 June, 2025

Bardhi e pranon hapur: Big Brother nuk ka qenë eksperienca ime më e mirë

12 June, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.