Genc Sefa, i njohur komandant Lushnja, përmes një letre ka shpalosur një të vërtetë për organizimin, qëllimin dhe objektivat e betejës së Kumanovës.
Në letrën e shkruar nga burgu i Shkupit, ai thotë se në Lagjen e Trimave nuk ishin musafir të pa ftuar dhe mercenar.
“Ne para se të dilnim në terren të uniformuar dhe të armatosur, gjatë gjithë kohës jemi konsultuar me ish funksionarë të lartë të UÇK-së, sot funksionarë të BDI-së, dhe me disa diplomat perëndimorë të cilëve ju a kemi paraqitur kërkesat tona”, është shprehur ai.
Sipas tij, funksionarë të lartë të BDI-së jo vetëm që janë njoftuar por edhe i kanë premtuar ndihma në njerëz e logjistikë.
“Disa pseudo-analistë na kanë quajtur mysafirë të paftuar, mercenar, apo edhe eksportues të patriotizmit etj. Por jo i nderuar populli ynë, ne ishim të ftuar dhe dakorduar me ish udhëheqësit e luftës e që sot janë në pushtet. Por në të vërtetë këto politikan nuk kishin në mendje lirinë e shqiptarëve, JO. Ata jo vetëm që u dakorduan me ne por na kërkuan që mos të kryejmë aksione apo të dalim publikisht deri në datë 12 Maj, që përkonte me datën e rënies së Komandantë Kushtrimit (Harun Aliut) dhe ne pranuam”, ka bërë të ditur ai.
Koha do të dëshmoj se kush ishin funksionarët e lartë të BDI-së që komunikuan me grupin e Kumanovës.
Por deri tani, një gjë është e ditur ata erdhën në Maqedoni, siç shprehet Komandant Lushnja, “për faktin se lufta e 2001-shit u përdor vetëm si trampolinë për rrugën drejt konsolidimit të pushtetit të përfaqësuesit politik të UÇK-së Ali Ahmetit dhe klanit të tij familjar. Për këtë arsye ne vendosëm që të kapim përsëri armët”.
“Që në fillim të kësaj letre dua ti garantoj popullit shqiptarë, se ne djemtë e UÇK-Së që luftuam për jetë a vdekje në emër të lirisë në “Lagjen e Trimave” që kur na ka lindë nëna shqiptare, për idealet kombëtare as jemi shitur e as jemi blerë me pare. Ne jemi djem që nga lufta e Kosovës, Luginës se Preshevës dhe Maqedonisë, iu përgjigjëm thirrjes me armë në dorë”, ka theksuar ai.
Diskutime rreth kësaj post