Dashi
Për ata që janë në çift, yjet kanë parashikuar një marrëdhënie të ngrohtë me partnerin/en tuaj dhe kjo do ju afrojë edhe me tepër me njeri-tjetrin. Shumë gjëra kanë për të qenë më ndryshe nga më parë. Beqarët do e fillojnë me shaka një njohje e cila mund të përfundojë me martesë. Financat do jenë të mira.
Demi
Të dashuruarit do vazhdojnë të vuajnë indiferencën e partnerit/es edhe gjatë kësaj dite dhe herë pas here do mendojnë t’i japin fund gjithçkaje. Yjet këshillojnë të mos nxitohen. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm sado që t’i pëlqejnë personat me të cilët po shoqërohen. Buxheti do të jetë i mbrojtur.
Binjakët
Marrëdhënia juaj me partnerin/en do thellohet edhe më tepër sot dhe bashkëpunimi ka për të qenë më i fortë se kurrë ndonjëherë më parë. Do ndiheni vërtet mirë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Me financat do jeni mjaft impulsivë dhe do kryeni shpenzime të tepruara.
Gaforrja
Dita e sotme do jetë shumë e çuditshme për ata që janë në një lidhje. Herë pas here do ndodhin gjëra vërtet impresionuese që do ju lënë me gojë hapur. Lëreni veten të lirë dhe merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqarët edhe pse nuk e kërkojnë me ngulm, sot kanë për të gjetur dashurinë. Financat nuk do të hasin asnjë lloj problemi.
Luani
Jeta juaj në çift do jetë goxha e ndërlikuar sot. Ne disa momente mund të debatoni me zë të lartë dhe do nervozoheni mjaft. Beqarët nuk do kenë ditën e tyre më të mirë dhe nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin. Ditë të mira do vinë më pas. Dielli do jetë planeti që do ju përkrahë te financat.
Virgjëresha
Sot do jeni të logjikshëm ju të dashuruarit dhe nuk do bëni asnjë hap pa folur më parë me partnerin/en. Bashkëpunimi dhe toleranca janë pikat e forta të lidhjes suaj. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë serioze. Financat do jenë të qëndrueshme.
Peshorja
Sot do jetë e vështirë që marrëdhënia me partnerin/en të mbetet e qetë. Do jenë personat e jashtëm ata që do ju nxitin të debatoni dhe të grindeni në çdo moment. Beqarët do e gjejnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do ndihen më të plotësuar. Në planin financiar fati do jetë me ju gjithë kohën.
Akrepi
Duhet të jeni më të përgjegjshëm sot ju të dashuruarit pasi në të kundërt mund të keni probleme të njëpasnjëshme. Mos mendoni asnjë moment vetëm për veten tuaj. Beqarët do bëjnë atë që do ju thotë zemra dhe pjesa më e madhe do dalin të fituar. Financat do jenë delikate, kufizoni shpenzimet.
Shigjetari
Ndjenjat për partnerin/en tuaj ka kohë që janë ftohur dhe sot nuk do i rezistoni dot tundimit ndaj dikujt tjetër. Ka gjasë që të hidheni shpejt në krahët e tij. Beqarët më mirë të dalin me persona të panjohur se sa me ata që kanë pëlqyer. Në planin financiar problemet do vazhdojnë.
Bricjapi
Dite e animuar ka për të qenë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do ndiheni në çdo moment mirë pranë atij/asaj që dashuroni dhe nuk do keni nevojë të bëni ndryshime. Beqarët do kenë disa takime, por për asnjërin zemra nuk do ju rrahë fort. Në planin financiar ka rrezik të bëni gabime me menaxhimin.
Ujori
Lidhja juaj do ecë për mrekulli sot. Do ndani çdo ndjenjë me partnerin/en dhe do dashuroheni si asnjëherë më parë me të. Disa mund të mendojnë edhe për një fëmijë. Beqarët do marrin guximin të bëjnë deklarata të forta dashurie dhe do marrin aprovime. Financat nuk do jenë aspak të këqija.
Peshqit
Do keni diskutime të gjata me partnerin/en tuaj sot lidhur me të ardhmen. Së bashku do bëni plane që të dy palët të ndiheni sa më mirë. Beqarët do i marrin gjërat si t’ju vinë dhe gjithçka do ta lënë në dorë të fatit. Në planin financiar do të përballeni me vështirësi të mëdha.
Diskutime rreth kësaj post