Italia e ka kaluar fazën e pikut të Covid-19 dhe më 19 do të arrijë atë të “zero viktima”, falë një sërë masash të distancimit social. Dhe totali i vdekjeve pritet të jetë 20.300 deri më 4 gusht. Ky është vlerësimi i bërë nga Instituti për Shëndetin dhe Evolucionin “IHME”, organizatë e pavarur e “School of Medicine” e Universitetit të Uashingtonit, që i paraqet të dhëna dhe Shtëpisë së Bardhë dhe publikoi edhe të dhëna për pandeminë në Europë.
Në Europë parashikohen mbi 151 mijë të vdekur dhe piku do të jetë në javën e tretë të prillit. Në fund të saj, që studiuesit e parashikojnë si vala e parë e pandemisë, e që shpresohet të jetë e vetmja, parashikohet të jenë 151.680 viktima.
“Javë shqetësuese pritet të vijnë në shumë shtete europiane”, -tha Christopher Murray, drejtori i “Ihme”. Sipas institutit, numri i të vdekurve në shumë vende është rënduar nga kërkesat për shtrim në spital, që shkon përtej disponueshmërisë. Për shembull, parashikohet që piku i kërkesave në Britani të arrijë në një total prej 102.794 krevate kundrejt 17.765 të disponueshëm. 24.544 vende në terapi intensive kundrejt 799 të disponueshëm dhe 20.862 respiratorë për një numër që nuk disponohet nga instituti.
Vendet që do të arrijnë pikun ose që po i afrohen me shpejtësi asaj në këtë valë të epidemisë janë: Holanda, Irlanda, Austria dhe Luksemburgu, ndërsa Republika Çeke dhe Rumania janë në gjysmë të rrugës. Kombet e tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Norvegjinë dhe Greqia janë akoma në fazat e hershme të infeksionit dhe do të shohin që numri i vdekjeve të rritet me shpejtësi për të arritur kulmin në javën e dytë dhe të tretë të prillit.
“Është e qartë pa një hije të dyshimit që masat e distancimit social të zbatuara dhe të mirëmbajtura siç duhet mund të kontrollojnë epideminë dhe të ndihmojnë në zvogëlimin e numrit të vdekjeve”, thotë Murray, duke paralajmëruar megjithatë se “tendenca do të ndryshojë, dhe në mënyrë dramatike më e keqe, nëse ne do të zgjedhim të lirojmë masat”. Murray kujton se lehtësimi i këtyre masave paraprake shumë herët gjatë valës së parë të pandemisë mund të shkaktojë valë të reja të infeksionit, shtrime në spital dhe vdekje.
“Për të zvogëluar rrezikun e një valë të dytë, ku e para kontrollohet nga masa të rëndësishme të distancës sociale, qeveritë do të duhet të marrin në konsideratë testimin masiv, ndjekjen e kontakteve dhe karantinën për të infektuarit derisa të vihet në dispozicion një vaksinë, me prodhim dhe shpërndarje masive”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post