Humbja për herë të 3-të e zgjedhjeve nga PD dhe mosmbajtja e përgjegjësisë për humbjen nga Lulzim Basha, ka risjellë reagimet e forta të demokratëve që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i PD. Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me drejtuesit e PD në rrethe që kanë dalë në mbrojtje të Bashës.
Deklarata e Elezit:
“Luli në rrezik!
Detyrohen të pronocohen degët, hanalistat, memexhinjtë, spiunat dhe servilat. Në fakt lidhur me argumentat dhe arsyetimin të gjithë duken të budallepsur, por nuk janë, e kanë nga zori.
Të kujtojnë, Dhjetor 90 dhe Janar 91, kur partia i kërkonte rretheve dhe bazës, ngrihuni dhe mbroni figurën e shqyer të shokut Enver.
Dhe s’ka si mos t’ju kujtohen “Gratë e Enverit”. Shihni se ju rifreskon kujtesën”, shkruan Elezi.
Diskutime rreth kësaj post