Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet rrezikon tatëpjetën. Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 ka rindezur përplasjet brenda opozitës së bashkuar, për shkak se Partia Demokratike ka lënë të paktën për momentin jashtë planeve të saj PDIU-në e Shpëtimit Idrizit.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë disa hapa para, ku përveçse po prezanton drejtuesit politikë të PD në qarqe dhe nisur de facto fushatën elektorale, ka arritur edhe një marrëveshje në parim me disa nga krerët e partive aleate, si Nard Ndokën e PDK, Agron Dukën e PAA apo Dashamir Shehin e LZHK, të cilëve iu ka premtuar se do t’i fusë në listat fituese të Partisë Demokratike. Ndërkohë që Basha vijon të mbajë në ankth dhe “peng” disa parti të tjera aleate sa u takon koalicioneve si Partinë Republikane apo Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Demokratët kundër futjes së PDIU në listat e PD.
Por gazeta ka mësuar disa detaje dhe se kush janë arsyet që kanë detyruar Lulzim Bashën të mos i hapë dritën jeshile PDIU-së së Idrizit. Kështu sipas informacioneve, mësohet se baza demokrate në thuajse të gjitha takimet e zhvilluara gjatë kohëve të fundit, është shfaqur kundër futjes së Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në listat e Partisë Demokratike. Mësohet se demokratët janë shprehur kategorikisht kundër PDIU, duke e akuzuar këtë parti si një parti që shkon nga fryn era dhe parti që kryefjalë ka “Pazarin”.
Kështu që nisur nga këto cilësi, demokratët kanë kërkuar nga vartësit e Bashës gjatë takimeve që të mos pranojnë Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Madje, prerë dhe tejet të revoltuar demokratët në bazë kanë sjellë edhe fakte të pakontestueshme për të mbështetur idenë e tyre dhe përse janë kundër PDIU. Në këtë kontekst, mësohet se demokratët kanë sjellë në kujtesë se çami Idrizi në fillim ka qenë aleat me Fatos Nanon, më pas u bashkua me Edi Ramën dhe ndërkohë tanimë i është bashkuar opozitës së kryesuar nga Partia Demokratike.
Kështu që për demokratët futja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në listat e PD është e rrezikshme, pasi pas zgjedhjeve kjo parti mund t’i bëjë “puç” Partisë Demokratike, duke marrë pas vetes edhe deputetë të zgjedhur nga kjo parti me ndihmën e tyre. Pra, të gjitha këto tregojnë se në rast se Basha do ta lërë jashtë listave të PD, PDIU rrezikon të marrë tatëpjetën dhe rrudhet si parti.
PDIU kthen sytë nga Vetëvendosja.
Por i gjendur përballë kësaj situate dhe i braktisur, madje i refuzuar nga të gjithë sidomos nga Partia Demokratike, e cila për momentin nuk e do në listat e saj sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka kthyer sytë nga Lëvizja Vetëvendosje. Një sinjali të tillë e ka pohuar vetë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ditën e djeshme gjatë një interviste për mediat. Kështu i pyetur se çfarë mendon pasi Vetëvendosja ka zyrtarizuar dy kandidatët e parë në zgjedhje, zoti Shpëtim Idrizi deklaroi se nëse nuk do jenë në listat e PD, preferenca e dytë është VV. “Ne e kemi përcaktuar se jemi me PD, po një preferencë e dytë, padyshim që do të ishte me Vetëvendosjen”, deklaroi kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Diskutime rreth kësaj post