Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në Ballkan. Sipas tij nëse kryeministri i ri Albin Kurti do të ndërmarrë nismën për të ndryshuar simbolet e shtetit do t’i mërzitë strofa e dytë e himnit, e cila thotë: “i lindur tradhëtor”.
Pjesë nga intervista
Spartak Ngjela: Doktrina e Vetëvendosjes nuk mund të jetë doktrina e shtetit shqiptar. Ata kanë një risi, krijuan një risi që kanë ngritur tensionin. Kudo janë me flamurin shqiptar. Nuk e njohin flamurin e Kosovës. Juristet e interpretuan që ai nuk është flamuri i shteti, por është flamur kombëtar.
Beti Njuma: Një ndër nismat që do të marrë Albin Kurti do të jetë ndryshimi i himnit dhe ndryshimi i flamurit dhe ndoshta vendosja himni dhe flamuri shqiptar…
Spartak Ngjela: Do t’i mërzisë shumë strofa e dytë. Edhe këtu i mërzit strofa e dytë. Strofa e dytë në himn thotë “i lindur tradhëtor”. Strofë e dytë i tremb këtu shumë, do trembi dhe atje.
Spartak Ngjela: Është një çështje referendumi. Në këto moment nuk mund të flitet dhe ai është tërhequr nga referendumi. Do vijë ai çast, por në këto momente kanë shumë çështje të tjera. Hap pas hapi vjen.
Diskutime rreth kësaj post