Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sulmuar ndërkombëtarët në Tiranë. Ajo ka treguar edhe një bisedë të bërë në zyrën e saj në LSI në muajin janar 2019.
‘Një zyrtar i ambasadës së SHBA me erdhi në zyrë në muajin janar dhe më tha:
SHBA jo vetëm që nuk do të pranojmë djegien e mandateve, por do të dalim kundër.
Bojkotin e zgjedhjeve lokale jo vetëm që nuk do ta pranojmë por do të dalim kundër.
Këto kanë ndodhur në muajin janar. Dhe unë i kam thënë se ende nuk kemi vendosur gjë për këto gjëra’, deklaroi Monika Kryemadhi në një intervistë.
Diskutime rreth kësaj post