Kreu i qeverisë Edi Rama iu është përgjigjur kritikave të bëra nga shqiptarët andej dhe këtej kufirit, për mundësinë e daljes në det të Serbisë përmes projektit të Minishengenit.
“Deti është i shqiptarëve nuk është i serbëve, ne bëjmë port të përbashkët dhe themi që jo nuk i pranojmë këto mallra se janë me Covid antipatriotik. Të kujtohet at Gjergj Fishta kur pyeste, si janë shqiptarët? Siç i do armiku…. Ne jemi njisha për ti rënë interesit tonë, me idenë që do ti bjejmë tjetër”, – u shpreh Rama.
Ndërkohë që në ndryshim nga kreu i qeverisë shqiptare, i cili ishte shumë entuziast për Minishengenin, dhe se do tiu shërbente brezave të ardhshëm, Hoti tha se Kosova e konsideron atë një projekt të përkohshëm.
“Unë dua të them se Shengeni është një projekt i përkohshëm, dhe ne do të kërkojmë që të gjithë si rajon të jemi së bashku në BE. Në takimet e ardhshme ne do të ulemi që të diskutojmë për këtë iniciativë, dhe duam të sigurohemi që do të jemi apo jo palë me të drejta të plota”, – u shpreh Hoti.
Diskutime rreth kësaj post