Gjatë konferencës së përbashkët që po mban me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, kryeministri Rama u pyet edhe për ftesën që i ka bërë Basha për debat publik.
Rama nuk preferoi të përgjigjet për këtë çështje, pasi i quajti punë të brendshme dhe nuk mund të fliste në prani të miqve.
“Kryeministri i Kosovës nuk është i huaj këtu, është në shtëpinë e vet por është një mik në shtëpi dhe unë i qendroj besnik, asaj që kam thënë, në prani të miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Kur vjen një vëlla nga jashtë në shtëpi të vëllait tjetër, nusja e vëllait nuk i tregon çfarë halli ka me vjehrrën dhe vjehrrin, këtu jemi prapë, do flasim”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post