Edhe Polonia është duke kërkuar dëmshpërblim nga Gjermania për okupimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.Fillimisht një dëmshpërblim të tillë e kërkoi Greqia.
Kujtojmë këtu se ditën e djeshme Parlamenti i Greqisë votoi për të nisur një shtytje diplomatike për të çuar çështjen përpara dhe Berlini u përgjigj duke përsëritur qëndrimin e saj se të gjitha pretendimet e tilla nga vendet e pushtuara, kanë qenë zgjidhur prej kohësh.
Në vitin 2016 se Athina pretendonte se Gjermania i ka borxh 300 miliardë euro për mizoritë që vuajti nga Hitleri.Kurse Polonia kërkon një shifër më të lartë.
E ditur bëhet se Polonia kërkon 800 miliardë euro. Kujtojmë këtu se gjashtë milionë polakë, duke përfshirë tre milionë hebrenj polakë, u vranë gjatë luftës dhe Polonia për këtë i kërkon dëmshpërblim sot qeverisë gjermane që drejtohet nga Angela Merkel.
Diskutime rreth kësaj post