Juventusi i tha lamtumirë Champions League në fazën çerek finale. Kampionët e Italisë u mundën nga Ajax në shtëpi me rezultatin 1-2. Një nga lojtarët më të zhgënjyer ishte portugezi Cristiano Ronaldo. Ky i fundit për herë të parë pas 8 vitesh nuk arrin të prekë gjysmë finalet e Champions League.Së fundmi një video e portugezit, i cili është duke dalë nga fusha po bën xhiron e rrjetit. Ronaldo i drejtohet pankinës së Juventus, duke bërë gjestin që nënkupton “e bëmë në brekë”.
Ndërkohë mediat italiane kanë shkruar se Ronaldo ishte kundër skemave të Allegrit, ndërsa dëshironte Cancelon që nga minuta e parë. Kujtojmë këtu se portugezi erdhi në Torino gjatë meraktos së shkuar verore, për shumën e 100 milion eurove.Ai shihet si njeriu kyç për fitimin e Champions League, një trofe që Juventus e kërkon prej vitesh. Ronaldo ka një kontratë deri në vitin 2022 me Juventusin dhe sipas mediave italiane, nëse bardh e zinjtë nuk fitojnë as vitin e ardhshëm Champions-in, ai do të largohet.
Triplice fischio di JuveAjax: @Cristiano guarda verso la panchina e fa segno che qualcuno se l’è fatta addosso.
È una scena P A Z Z E S C A!
Ma forse avete ragione voi, ha fatto bene la Juve a provare a frenare gli olandesi col catenaccio 🔐 | https://t.co/yzh95IgDQZ pic.twitter.com/Kcd5uEqERA— Tackle Duro (@tackleduro) April 19, 2019
Diskutime rreth kësaj post