• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Gjendja është e rëndë!” Trondit Spartak Ngjela, del me paralajmërimin e fortë për politikën shqiptare

7 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas ultimatumit që ambasadorja Yuri Kim i dërgoi sot politikës shqiptare për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese ka ardhur reagimi i fortë i avokat Spartak Ngjelës.

Postimi i plotë:

“Shqiptarët po kanë adhurim për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Se ajo po ju jep shpresë për të dalë nga kjo gjendje ferri, ku i ka futur korrupsioni i lartë politik.

Gjendja është e rëndë. Pandemia mendohet se do të vijojë gjatë. Pandemia kërcënon me vdekje masive dhe kërkon para, kurse paratë e shtetit shqiptar dhe të vetë shqiptarëve i ka grabitur korrupsioni banditesk shtetëror. Janë nëpër banka, kudo nëpër botë; janë nëpër banka ofshore dhe bodrume. Të fshehura nga hajdutët. Por pandemia kërkon para, dhe shërbimet në ndihmë të Shqipërisë, ua kanë gjetur të gjitha. Ashtu siç ua kanë identifikuar të gjitha pronat e mëdha të fshehura nën emëra fiktivë.

l.

Kjo është arsyeja që sytë e shqiptarëve sot janë kthyer nga ambasadorja Yuri Kim. Është intuita shqiprare që e ka kapur, se askush veç politikës amerikane nuk ka forcë që të likuidojë bandën e madhe të korrupsionit në Shqipëri. Po kjo tani nuk është më vetëm intuitë popullore, por edhe një fakt real që po spikat përditë.

Autoriteti është vetia themelore në vendimmarrjen politike ndërkombëtare. Vetë historia e solli që uzurpimin e jetës shoqërore në Shqipëri nga korrupsioni i lartë, ta zhbënte, por me sistem të rregullt ligjor, politika amerikane. Çështja Llalla ishte fakti i parë ku, padrejtësinë e nisur në favor të korrupsionit, e bllokoi ambasadorja Yuri Kim.

Në Tiranë, tani e më tej, derisa të fillojë punë Byroja Kombëtare e Hetimit, duhet të spikasë hapur autoriteti i ambasadores amerikane. Ajo dhe sot foli sërish hapur, njëlloj sikurse foli në rastin Llalla, dhe e zgjidhi me sukses atë. Sot u kërkua prej saj, me afat, ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Ajo hapur u shpreh që politika nuk duhet të fusë duart dhe vullnetin e saj në këtë Gjykatë.

Pse e tha këtë?

ll.

Sepse vetë shërbimet kanë të dhëna që të gjithë trazirën ne procedurln e kësaj gjykate e sjell Meta. Ai ka frikë mos shkarkohet si president për korrupsion apo shkelje të kushtetutës, dhe kërkon që, këtë Gjykatë kompetente për shkarkimin e tij, ta këtë të vetën. Pikërisht për këtë është në luftë me politikën amerikane. Sepse dallon se është i paaftë të kuptojë që nuk ka më të ardhme në këtë vend: duhet të dorëzojë të gjitha pronat e paligjshme, sido që i ka shkruar dhe kudo ku i ka dhënë. Mendja e ngushtë, gjithmonë sheh interesin e vet: kur është në qeverisje, ajo vjedh, dhe kur është nën akuzë, çmendet.

lll.

Është e kuptuar tani që jemi në metrat e fundit të maratonës së reformës në drejtësi dhe fillimit të reformës antikorruopsion. Pikërisht në këtë kohë duhet autoriteti i politikës amerikane. Kjo sepse, organet e hetimit dhe të gjykimit do të jenë nën trysninë e politikës së lartë, dhe sidomos të presidentit të Republikës Ilir Meta. Prandaj është i domosdoshëm roli i drejtpërdrejtë dhe jo diplomatik i ambasadores Yuri Kim.

Rasti Llalla e dha provën e parë. Kurse ngrirja e Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetorit të këtij viti, si kërkesë e drejtpërdrejtë e ambasadores, sigurisht që është rasti i dytë konkret brenda një muaji.

Po ngrirja e Byrosë Kombëtate të Hetimit? Sigurisht, edhe kjo duhet të jetë në axhendën e ambasadores Yuri Kim.

Shqiptarët po presin likuidimin e klasës së korruptuar por pa këtë Byro nuk mund të fillojë hetimi ligjor dhe procedural…

Kurse jemi të sigurt kur themi se këtë klasë politike, të korruptuar dhe vjedhësve, nuk e lejon ligji aktual të konkurrojë në zgjedhjet e vitit 2021.

Po politika amerikane antikorrupsion në Tirane, a e di këtë? Sigurisht që e di.” – ka shkruar Ngjela.

Paraardhëse

KED me lëvizje urgjente pas ultimatumit të Kim dhe Soreca-s, Manjani del me reagimin e papritur dhe i nxjerr ‘blof’

Pasardhëse

Pas ultimatumit të SHBA-së dhe BE-së, merret vendimi i rëndësishëm në mbledhjen urgjente të KED

Pasardhëse

Pas ultimatumit të SHBA-së dhe BE-së, merret vendimi i rëndësishëm në mbledhjen urgjente të KED

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.