KED është mbledhur sot në orën 13:30 për të vazhduar procedurat për verifikimin e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese. Lëvizje kjo që erdhi pas ultimatumeve që dërgoi ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.
Nisur nga këto zhvillime, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale. Manjani i konsideron këto lëvizje thjesht sa për t’i hedhur hirin e radhës opinionit publik shqiptar, pasi Gjykata Kushtetuese nuk mund të ngrihet deri më 31 dhjetor.
Postimi i plotë:
“Edhe sikur të emërohen 2 anëtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese, për hatër të zonjës Kim, prapë Gjykata Kushtetuese nuk është ende funksionale.
Përbërjes së Gjykatës Kushtetuese i mungojnë ende 3 anëtarë që zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit nuk funksion për vete. Dreqi e di se kur do ngrihet.
Janë pikërisht këto 3 anëtarë që sigurojnë bë çdo rrethanë funksionalitetin normal të Gjykatës Kushtetuese.
Pa këto 3 anëtarë, kjo gjykatë është e paplotë dhe me rrisk të lartë dështimi për të marrë vendime.
Nuk po flas për cilësinë e vendimmarrjes… ky është luks.
Ndaj kjo data 31 dhjetor dhe gjykata Kushtetuese me 6 anëtarë, është thjesht hiri i radhës në sytë e opinionit publik shqipëtar.
Sa për opinionin Ndërkombëtar, besoj jemi të qartë me “hapjen e radhës të bisedimeve për anëtarësim”, – ka shkruar Manjani.
Diskutime rreth kësaj post