Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka bërë apel që të ecet sa më shpejt drejt plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Yuri Kim shkruan se KED duhet të mblidhet brenda javës për të përfunduar me vlerësimin e kandidatëve.
Edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i është bashkuar mesazhit të Kim, pasi ka shpërndarë postimin e saj në Twitter, duke shtuar rëndësinë e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese për integrimin.
Pas këtyre thirrjeve, KED u mblodh sot në orën 13:30. Bëhet me dije se pas mbledhjes së zhvilluar KED ka miratuar procesverbalet për kandidatët.
Sipas njoftimit zyrtar, në mbledhje u vendos miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 26.11.2020. Në këtë procesverbal është miratuar lista e kandidatëve të KED-së.
Procesverbali i përmbledhur i mbledhjes së KED-së të datës 26.11.2020:
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), vijoi këtë të enjte, datë 26.11.2020, mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:
– Aldona Sylaj
– Ardita Buna (Alsula)
– Shaqir Hasanaj
2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020:
– Ardita Buna (Alsula)
3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, si edhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e nisi mbledhjen me miratimin e procesverbalit të datës 23.11.2020.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:
A: Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:
1. Aldona Sylaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
2. Ardita Buna, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
3 . Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
4. Ardita Buna, vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.
Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Në mbledhjen e sotme Këshilli miratoi përfshirjen në rendin e ditës, mbi propozimin e një anëtari, edhe te diskutimeve mbi ecurinë e vakancës së shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe të vakancës së shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020 duke vendosur të informojë këto organe të emërtesës mbi gjendjen ku ndodhet secila nga vakancat e shpallura prej tyre. Gjithashtu, ky këshill do të njoftojë organet e emërtesës edhe se do të fillojë të kryeje veprimet paraprake të fazës pasardhëse në referim të nenit 240 të ligjit 115/2016 dhe Vendimit nr.5 të KED, të datës 02.04.2019 (i ndryshuar). – shkruhet ne procesverbal.
Diskutime rreth kësaj post