“Në Shqipëri do ketë demonstrim dhe zemërim për të mbrojtur votën. Padyshim do ketë protesta. Ndër më të fortat që ka njohur historia,” kjo është deklarat e fortë që ka bërë kandidati fitues i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në emisionin “Breaking”.
Kandidati fitues i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se opozita po përgatit një dosje ku sipas tij do të faktohen “krimet zgjedhore”.
Deputeti i sapozgjedhur tha në Top News, se nëse dosja nuk merret parasysh, opozita do realizojë protestat më të forta që ka njohur historia.
Ju dhe Mark Marku keni këshilluar Bashën për protesta dhe për të mos njohur zgjedhjet?
Ne kemi transmetuar atë që na kanë thënë qytetarët. Për momentin po hartojmë një dosje, kur te jetë para syve të gjithkujt, edhe në Shqipëri do ketë demonstrim dhe zemërim për të mbrojtur votën.
Padyshim. Ndër më të fortat që ka njohur historia.
Diskutime rreth kësaj post