Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se i pari që duhet të largohet nga Partia Demokratike është Sali Berisha me gjithë kontributin. Topi ka dhënë një koment edhe të Jozefina Topallin e Astrit Patozin. “Ndryshojnë. Topalli është bashkëautore dhe mbështetëse e flaktë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe ra viktimë vetë e asaj që mbështeti. Ndryshe është Patozi. Nuk ka analogji”, – shprehet Topi.
Pjesë nga intervista:
Po Basha strukturat i ka ngritur vetë. Këshillin Kombëtar e ka vetë. Zoti Nishani deklaroi se nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar për të miratuar listat. Atëherë?
Atëherë i pari që duhet të jepte dorëheqjen duhet të ishte Buajr Nishani me gjithë respektin. Në momentin kur Basha bën listën dhe kryetari i Këshillit Kombëtar nuk ka dijeni, atëherë jep dorëheqjen. Urdhëro. Për çfarë je ti? E para nuk mund të pranohet që kryetari i Këshillit Kombëtar të mos jetë kandidat për deputet. Unë nuk mund ta pranoj. Për çfarë je aty? Honoris causa? Por PD duhet të rithemelohet. Ka nevojë për njerëz të tjerë. PD duhet të purifikohet për të mos shkuar në disfatën e radhës.
Si mund të bëhet kjo?
Po përtej të tjerave unë kam teorinë e dominantit. I pari që duhet të largohet është Sali Berisha megjithë kontributin. Unë i njoh kontributin. Berisha duhet ta lërë PD-në në rrugë të lirë.
Berisha është larguar. Statuse në facebook bën dhe intervista jep. Unë kam një teori që Basha e ka krijuar këtë perceptim sikur Berisha dominon.
Unë e njoh mirë atë parti nga brenda. Berisha e drejton.
Cili është mendimi juaj për Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin? A duhet të kthehen ata në PD?
Ndryshojnë. Topalli është bashkëautore dhe mbështetëse e flaktë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe ra vitkimë vetë e asaj që mbështeti. Ndryshe është Patozi. Nuk ka analogji.
Diskutime rreth kësaj post