Mbrëmjen e djeshme në nisje të emisionit ‘Opinion’ në momentin që ishte i ftuar kryeministri Rama pati një incident në studio dhe gazetari Blendi Fevziu kërkoi ‘live’ që të ulej ventilimi në sallë.
Mirëpo këtë incident e ka zbuluar me pamje gazetari i “opinion’, Drini Zeqo përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ky ishte incidenti i shumëpërfolur. Pak tym si pasojë e dezinfektimit të studios,”-shkruan gazetari Zeqo duke publikuar edhe pamje nga pas kuintave.
Po çfarë ndodhi mbrëmë? Për kryeministrin Edi Rama, Blendi Fevziu dhe të tjerët, kanë dezinfektuar të gjithë studiot për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
PJESË NGA BISEDA:
Edi Rama: Cili nga dy Antony Fauci…
Blendi Fevziu: Ju lutem uleni pak ventilimin në sallë se nuk dëgjohet mirë.
Edi Rama: Po shpjegojua pak ndjekësve se keni dezinfektuar të gjithë TV Klanin
Gazetari: Kishim sebep
Blendi Fevziu: Kemi pasur një defekt teknik. Kemi dezinfektuar ambientin dhe kompania nuk e ka ditur se do të kishte emision. Për këtë arsye, ka pasur një defekt të vogël
Edi Rama: Po, pra, u morëm me heqjen e mjegullës, shpresoj mos të kemi…
Blendi Fevziu: Gjithsesi…s’kishte pse të bëhej kaq publike…
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post