Gazetari Arin Çani i ftuar dje në emisionin “PolitikOn’ teksa komentoi aktualitetin politik, u pyet se do të ishet i gatshëm ta moderonte ai debatin politik mes Ramës dhe Bashës. Ai u shpreh i prerë se nuk do ta dëshironte një gjë të tillë.
PolitikOn: A do ta moderoje ti një debat Rama- Basha
Arjan Çani: Jo! Ias kam lënë Fevziut këto gjëra. E para përtoj.
PolitikOn: Nëse do t’ju zgjedhim ju?
Arjan Çani: Nëse do më zgjidhni patjetër por që ti futem vetë që të punoj për këtë punë jo jo . Më mjafton teatri si monolog të ishte dhe dialog…
Gjithashtu Çani komentoi edhe përplasjet e Ramës me Metën.
PolitikOn: Pse sherri është zhvendosur në trajektoren Rama- Meta. A është Meta i treti i pashmangshëm?
Arjan Çani: Meta është i pashmangshëm. Nuk arrij ta kuptoj pse ka nisur kaq herët ky konflikt. Me siguri do të ketë arsye më të thella se ato që dëgjojmë dhe që do të bëhen publike në javët apo muajt e ardhshëm.
PolitikOn: A i ngjan 2017?
Arjan Çani: Po, por atëherë Basha i binte Metës, tani nuk e di a do të shkojmë prapë në atë histori. Janë të hapura letrat. Mendoj se të gjitha rastet, Rama është më i fortë.
Diskutime rreth kësaj post