Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit ka vënë në pikëpyetje të mëdha pozicionin e Lulzim Bashës, ku shumë aktorë të PD kërkojnë dorëheqjen e tij.
Analisti Mustafa Nano i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, tha se lidhur me këtë situatë nuk fajëson Bashën, por sipas tij është problem partie. Nano gjithashtu tha se ndikimi i Berishës në PD vijon të jetë vendimtar dhe se Basha nuk mund të distancohet prej tij për të krijuar një epokë të re.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: Nano, Partia Demokratike sërish në të njëjtin debat si katër vjet më parë me disa që janë pro largimit të Bashës dhe disa kundër. Pse riciklohet i njëjti debat?
Nano: Nëse pas humbjes nuk mbahet përgjegjësi është një precedent. Nëse Rama e tha që do japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet në PD nuk ka precedent. Ishte humbje që nuk kishte alibi në kohën e Berishës.
Pyetja: Çfarë roli mendoni se ka Berisha në këtë situatë?
Nano: Për këtë jam i sigurt dhe ngaqë e kam thënë shpesh, jam mërzitur duke e thënë. Ai në rrethana të caktuara del dhe e thotë një gjë dhe absolutisht e ka një rol. Ai duhet të distancohet, ne nuk kemi ende një epokë Basha dhe kjo është gjeja më e rëndë për Bashën. Basha vetë kam frikë se nuk e bën dot këtë distancim.
Pyetja: Në skenë kanë dalë disa emra, si Kadilli që është vetëpropozuar, por edhe Agron Shehaj. Si i shihni këto dy kandidatura?
Nano: Nuk shoh me faj Bashën, është problem partie. Këta njerëz janë duke luftuar me mullinjtë e erës duke thënë poshtë komunizmit. Kur flas për epokë të re e kam fjalën për frymë të re. Basha ka faj, por në gjendjen që është sot nuk gjej një lider ndryshe nga Berisha. Që të dy janë berishianë, unë shoh zbrazëti aty, ose i ngjajnë Berishës ose janë askushi.
Pyetja: Nano Partia Demokratike po harton një dosje për parregullsitë në zgjedhje. Përtej pretendimeve që ka opozita, raporti paraprak i OSBE-së foli për përdorim të makinerisë shtetërore në zgjedhje. Duhet që mazhoranca të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë pjesë të procesit?
Nano: Përgjegjësi ligjore nuk e di. Këtë opozita duhej ta ndalonte me kohë, opozita ka qenë e lirë të bëjë propozimet e veta. Nëse është përdorur do të thotë që opozita ka qenë e paaftë për të adresuar problemet. Duhet të ketë ndërshkim për çdo shkelje që bëhet. Nuk janë parashikuar penalitete, kam përshtypjen që thjeshtë është nënvizuar. Duhet çuar në gjykatën e Strasburgut, çojeni në gjykatat shqiptare. Opozita duhet të zhveshë qeverinë për të përdorur resurset shtetërore. Opozita mund të kishte marrë ç’të donte, por këto nuk kanë ditur çfarë duan dhe për mua janë të paaftë.
Diskutime rreth kësaj post