Monika Kryemadhi, që do të mbahet mend si politikania që para se të hapeshin kutitë e 25 prillit, shpalli fitoren e opozitës me 85-90 mandate dhe që vulosi dhe 28 deputetët e LSI-së, dj u shfaq dje gati e përlotur duke pranuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare.
Kryemadhi ia faturoi humbjen një strategjie të gabuar të partisë që drejton, duke nisur nga djegia e mandateve e përfunduar në mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019-ës. Ajo tha se shqetësimi i Presidentit Ilir Meta ishte i drejtë, e kjo sipas saj, u ilustrua dhe në rezultatin e zgjedhjeve. Kryemadhi i kërkoi falje bashkëshortit të saj, Ilir Metës. E gjithë loja e tyre me shqiptarët vazhdon, pas fajljes çifti Meta-Kryemadhi po përgatiten për festë. Djali i Presidentit Ilir Meta, Besarti feston ditën e sotme ditëlindjen e tij.
Postimi i Metës:
“Me SuperMonën, gati për të festuar ditëlindjen e Besarit.
Faleminderit për urimet! Gëzime ju urojmë edhe ne të gjithëve!”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post