Gazetari Frrok Çupi u shpreh sot në emisionin ‘Breaking’ se procesi i shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, e ka dëmtuar shumë figurën e tij politike.
“Procesi i shkarkimit e ka dëmtuar figurën e tij, unë i besoj ligjit dhe shtetit edhe kur thuhet që është i dobët. Besoj te dashuria që gjykata ka për kombin e vet, atmosfera politiko-sociale, pa marrë frymë gjykata duhet ta votojë shkarkimin e presidentit. Kurrë një jetë nuk ka ndodhur që përfaqësuesit e parlamentit të kenë dorëzuar mandatet e parlamentit.
Europa u tremb dhe e mbajti sekret që të mos kishte precedent të tjerë pasi demokracia perëndimore do të ishte e rrezikshme. Presidenti është udhëzuar nga agjencitë e huaja të bëjë dëme. Mos harrojmë një sërë dëmesh që Meta i ka bërë parlamentit, Meta ka mbajtur qëndrim pro lindor dhe ka goditur Amerikën edhe nesër shkarkimi i Metës është shumë vonë.
SHBA nuk ka dalë me një torbë për të shpërndarë non-grata, pas shkarkimit do veproj drejtësia me Ilir Metën. Sistemi i drejtësisë nuk të lë dhe prokuroria do ta merret me të, pas udhëzimeve të perëndimit. Kjo që ndodh tani duhet të kishte ndodhur në vitin 1996 dhe kjo nuk ndodhi pasi ne nuk kishim drejtësi. Më në fund ka njëherë të parë dhe kjo herë e pare është tani. E shikoni sa vrasje ka pasi njeriu këtu duke i ngjarë politikës e kam mendjen tek akti ekstrem. Ne po lëmë pas periudhën arkaike të dhunës. Meta ka dy qasje atë formale që do të thotë se do zbatoj kushtetutën dhe një qasje tjetër ku përfaqësohet nga mazhoranca.”, – tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post