Spartak Braho është shprehur se nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkojë Ilir Metën nga detyra e presidentit të Republikës, do t’i kërkojë falje atij.
Deputeti i PS dhe anëtari i Komsionit të Posaçëm Hetimor për presidentin tregoi bindje se Meta do largohet nga Presidenca.
I pyetur NË “Dekalog” nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkonte Metën, Braho tha:
“Unë do t’i kërkoj falje publike Ilir Metës nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkojë, pra do jetë kundër vendimin të parlamentit”.
Nesër më 9 qershor pritet që parlamenti të votojë për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e presidentit të republikës.
Diskutime rreth kësaj post