Einxhel Shkira ka publikuar një foto të Fjoralba Ponarit me të dashurin e saj. Në foto çifti duken shumë të dashuruar dhe të lumtur krah njëri-tjetrin.
Moderatorja ka shkruar edhe pak fjalë për ta, duke nisur me kërkesën për falje ndaj koleges së saj.
“Më fal Fjor. E di që asaj nuk i pëlqen të flasë shumë për jetën personale, por më lejoni t’ju them që nëse pas një mashkulli të suksesshëm është një grua e zgjuar, pas një femre të suksesshme duhet patjetër të jetë një mashkull i mirëkuptueshëm, suportues dhe motivues. Që gëzon për arritjet e tua dhe të lejon të manifestosh dëshirat e tua pa u trembur se mos e humbasësh… apo të ndihet inferior prej suksesit tënd. Ai është telefonata e parë kur ajo merr një lajm të mirë ose të keq. Femrat e forta janë të dashuruara nga meshkuj të fortë”, ka shkruar Einxhel për kolegen e saj.
Dy moderataoret kanë punuar bashkë për disa kohë në “E diell” dhe duket se ruajnë një raport mjaft të mirë. Fjoralba nga ana tjetër është një nga personazhet më diskretë kur vjen puna tek jeta private. Ajo ka deklaruar që është në një lidhje, por asgjë më shumë se aq./revistawho
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post